92 vjet që nga themelimi i KF Llapit

05 korrik 2024 | 15:38

Sot shënohet 92-vjetori i themelimit të klubit futbollistik, KF Llapi.

Që nga themelimi më 5 korrik 1932, ky klub ka qenë një simbol i pasionit, përkushtimit dhe dashurisë për futbollin në vendin tonë dhe më gjerë.

KF Llapi ka kaluar nëpër shumë sfida dhe arritje, duke u rritur dhe forcuar vit pas viti. Lojtarët, trajnerët dhe stafi i klubit kanë treguar gjithmonë dëshirën e palëkundur për sukses.

Po ashtu edhe tifozët tanë të mrekullueshëm “Ultras Legjendat”, të cilët kanë mbështetur në çdo hap të rrugës.

“Në këtë ditë të veçantë, duam të falënderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar në historinë e KF Llapi – ish-themeluesit, kryesitë e mëparshme, kryesinë aktuale, ish-trajnerët, trajnerët aktual, stafin dhe tifozët. Sukseset tona janë suksese të përbashkëta, dhe pa ju, asgjë nga kjo nuk do të ishte e mundur”, ka shkruar klubi në Facebook.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka gjetur kohë për ta…