Qeveria e Shqipërisë i shkruan Begajt: Shpallni zgjedhjet për kryetar të Himarës

05 korrik 2024 | 15:44

Institucionet e Shqipërisë i janë drejtuar presidentit Bajram Begaj me një kërkesë për caktimin e një date për zgjedhje të parakohshme në Himarë.

Kjo pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit i arrestuar për shitblerje votash.

Në 25 qershor Fredi Beleri u dënua nga gjykata e Apelit me 2 vite burgim për korrupsion në zgjedhje dhe në këtë situatë komisioneri shtetëror i zgjedhjeve deklaroi se Beleri nuk mund të jetë më kryetar i bashkisë së Himarës.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka afat 48 orë për të shpallur datën e zgjedhjeve në këtë bashki dhe sipas kodit elektoral zgjedhjet zhvillohen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga momenti i shpalljes së përfundimit të mandatit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rast i tentim vrasjes ka ndodhur të enjten në…