Dasmë së shpejti mes Heidit dhe Romeos?

05 korrik 2024 | 15:46

Një prej finalisteve dhe konkurrenteve më të komentuara të “BBV3”, e cila brenda shtëpisë ajo nisi një romancë me Romeo Veshajn, zbuloi se pret një propozim nga Romeo në mënyrë që të realizojnë dasmën e tyre. Ajo thekson se është shumë e dashuruar me të dhe nuk ndahen dot nga njeri-tjetri. Ndër të tjera ka treguar se ka takuar familjarët e Romeos, ndërsa së shpejti pret që të stabilizohen.

“Ne nuk ndahemi dot nga njëri-tjetri. Fakti është ky që punën time, ngaqë gjithmonë kam jetuar në shtete të ndryshme, nuk i kisha rrënjët kaq të futura në Itali, njëlloj si Romeo këtu. Unë anoj më tepër tek Shqipëria. Më thotë gjithmonë Romeo po sikur… Ndjehem shumë më shumë e dashuruar. E kemi shijuar njëri-tjetrin në maksimum. Ne jemi shumë njëlloj në shumë aspekte dhe ishte vonë. Poezinë që hodha në Instagram e kam pasur frymëzim të momentit. Ai më vendos këngët vlonjate. Kam qenë për drekë tek gjyshërit e Romeos, jam kënaqur me ta. I dua shumë, janë shumë të ëmbël. Të keqen nëna më thoshte gjyshja Romeos. Familjarët ende nuk kanë ardhur këtu. Por do të shkojmë së shpejti atje. Dasma nuk është në dorën time, pres propozimin. Do e shohim”, tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Institucionet e Shqipërisë i janë drejtuar presidentit Bajram Begaj me…