![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/07/pdk.jpg)
Krasniqi të dielën merr pjesë në Kuvendin Zgjedhor të PDK-së në Baden Wurttemberg të Gjermanisë
05 korrik 2024
| 16:05
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka njoftuar se të dielën do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDK-së në Baden Wurttemberg të Gjermanisë.
Sipas njoftimit të PDK-së, punimet e këtij kuvendi do të përcillen edhe nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
“Të dashur bashkatdhetarë dhe mbështetës të PDK-së në Gjermani, ju ftojmë të merrni pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së PDK-së në Baden Wurttemberg, i cili mbahet të dielën, më 7 korrik. Bashkohuni në rritjen e PDK-së në mërgatë!”, ka njoftuar PDK-ja.