Nikaj takohet me emisarin slloven, bisedojnë për zhvillimet aktuale politike në Kosovë

05 korrik 2024 | 16:08

Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bernard Nikaj, ka pritur të premten në takim delegacionin e kryesuar nga i dërguari i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzhej Frangesh.

Gjatë takimit, ata kanë bashkëbiseduar për zhvillimet aktuale politike, me theks të veçantë për ato në vendin tonë.

Nikaj e ka falënderuar emisarin Frangesh për vizitën dhe diskutimin konstruktiv, duke theksuar se PDK-ja, si gjithmonë, do të vazhdojë të angazhohet në ruajtjen dhe kultivimin e marrëdhënieve të mira me aleatët tanë ndërkombëtarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka njoftuar se të dielën…