Heidi Lushtaku: Burri im nuk është racist

05 korrik 2024 | 16:44

Mbrojtësi i Turqisë, Merih Demiral i shënoi dy golat e fitores ndaj Austrisë. Por më shumë se golat bujë ka bërë mënyra e tij e festimit.

UEFA e ka dënuar Demiralin me dy ndeshje moslojë për shkak të veprimit nacionalist.

Futbollisti është i martuar me modelen Heidi Lushtaku, që tani mbiemrin e ka Demiral.

“Burri im nuk është racist”, ka thënë ajo për Blick.

Heidi është rritur në Zvicër, por ka prejardhje nga Kosova. Ka garuar për Mis Zvicra shumë vjet më parë.

“Ai është i dashur, i hapur dhe tolerant”.

Merih e Heidi kanë dy fëmijë. Heidi ka thënë se burri i saj nuk ka të bëjë me ekstremizmin e krahut të djathtë. Simboli që ka bërë Merih Demiral identifikon një grup ultranacionalist turk.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja e fundit mes Portugalisë dhe Francës përfundoi me barazim…