Maqedonci: Shprehim gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer me komandën e ushtrisë amerikane

05 korrik 2024 | 16:55

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, kanë marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së Grupit Mbështetës të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, për zonën e Ballkanit, e cila është mbajtur në kampin Bondsteel në Ferizaj.

Maqedonci ka falënderuar kolonelin Terry Saul për kontributin e deritanishëm në sigurinë e vendit dhe i uroi suksese pasuesit të tij, kolonel Kim McGhee në detyrën e saj të re.

“Shprehim gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer që ekziston ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me Komandën e Ushtrisë Amerikane, partneritet ky i ndërtuar ndër vite me besim të ndërsjellë dhe angazhim të përbashkët për ruajtje të paqes në vend dhe rajon”, ka thënë ministri Maqedonci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jan Vertonghen, lojtari me më shumë paraqitje në historinë e…