Hill tregon që edhe Gjuriq do të jetë në darkën që do ta shtrojë Blinken në kuadër të Samitit të NATO

05 korrik 2024 | 21:18

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka njoftuar sot kryediplomati serb, Marko Gjuriq do të marrë pjesë në darkën e organizuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken për vendet anëtare të NATO-s.

Hill thotë se nga këndvështrimi I tij,  pjesëmarrja e Gjuriqit në këtë darkë është një mesazh i rëndësishem, shkruan tanjug.

“Dhe unë mendoj se Serbia në disa raste, duke përfshirë votimin në OKB, duke përfshirë ndihmën e Ukrainës në mënyra të ndryshme, përfshirë në projektet dhe çështjet e saj energjetike, ka treguar në masë të madhe se kundërshton atë që ka bërë Rusia dhe madje dënon atë që ka bërë Rusia. Kështu që unë mendoj se fakti që ai do të ulet në atë darkë tregon se ku qëndron Serbia”, tha Hill

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kurti ka bërë me dije se tashmë është pajisur Akseleratorin…