Vdes nëna e heroit Ismet Rrahmani

06 korrik 2024 | 11:08

Ka vdekur nëna e heroit Ismet Rrahmai, Cymë Deskaj-Rrahmani.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët.

Nana Cymë Rrahmani ishte simbol i forcës dhe qëndresës kombëtare, maxhe buke për luftëtarët e lirisë dhe popullin, duke rritur një hero që dha gjithçka për lirinë e Kosovës.

Ceremonia e varrimit do të mbahet sot në orë 18:00 në varrezat e lagjes Aruqaj, fshatit Aqarevë Komuna e Skenderajt (në varrezat e familjes).

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të Nënës së dashur,gjyshes Cymë Deskaj- Rrahmani Nana jonë e shejt, nëna e Heroit të Kosovës, Ismet Rrahmani. u largua nga kjo botë sonte në orët e vona më 5 Korrik 2024, duke lënë pas kujtime të pavdekshme dhe një trashëgimi të pasur patriotike dhe kombëtare. Nana Cymë Rrahmani ishte simbol i forcës dhe qëndresës kombëtare, maxhe buke për luftëtarët e lirisë dhe popullin, duke rritur një hero që dha gjithçka për lirinë e Kosovës. Ceremonia e varrimit do të mbahet më 6 Korrik 2024 në ora 18; 00 në varrezat e lagjes Aruqaj, fshatit Aqarevë komuna e Skenderajt (në varrezat e familjes tonë)”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të…