Komuna e Malishevës investon në shumë fronte të infrastrukturës rrugore

06 korrik 2024 | 15:22

Komuna e  Malishevës, sot filloi me procesin  e asfaltimit të  rrugës, nga Stacioni i Policisë, që vazhdon përreth zonës së varrezave të qytetit deri te kyçja në  rrugën afër Gjykatës në Malishevë. Këtë investim të ekzekutivit komunal nga afër e pa edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati e ku e shoqëronin, drejtorët, Hafir Rexha, Sylë Dukolli dhe bashkëpunëtorë e asamblistë të Kuvendit Komunal.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, nisjen e asfaltimit të kësaj rruge dhe investimeve tjera që po punohen në infrastrukturën rrugore, tokësore dhe nëntokësor e ka vlerësuar si të domosdoshme për Malishevën dhe qytetarët e saj, për faktin  se premtimet e dhëna për ‘Malishevën Urbane’ po i  jetësojmë, ‘jo vetëm në infrastrukturën rrugore por edhe me projektin tonë madhor, si parkingun nëntokësorë, bulevardin, Ibrahim Mazreku’, për të cilin edhe jemi zotuar se do t’i përfundojmë brenda dinamikës së planifikuar, për çka edhe na është dhënë besimi i qytetarëve dhe tashmë po e vëmë në jetë, kurse ndërtimi i rrugëve do të vijoj edhe  në zona tjera të qytetit, deri në urbanizimin e plotë të Malishevës sonë, duke thënë se: ‘Një Malishevë të zhvilluar e meritojnë qytetarët tanë dhe ne po e bëjmë të tillë! Urime!”, tha në fund të fjalës së tij, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti slloven, Borut Pahor tash e një kohë ka shprehur…