AHMET HAXHIU NË VITIN 1991 U TAKUA ME PRESIDENTIN E SHQIPËRISË RAMIZ ALIA

06 korrik 2024 | 15:32

Ismet Sylejmani

“…Një përcjellje të këtillë lamtumirëse e me një përbërje të tillë kualitative të pjesëmarrësve të varrimit, e meritonte Ahmet Haxhiu që në përbërje të delegacionit të LPK-së, ishte pritur në takim zyrtar nga ish-Presidenti i Shqipërisë Ramiz Alia…”!

Nezir Uka,
Lupç i Poshtëm, 7 Korrik 1994!

Pjesë e shkrimit tim, në nderim të Heroit të Kosovës Ahmet Haxhiu, për të cilin unë, për herë të parë, pas ndarjes përgjithmonë nga Ai, e njoftova opinionin e gjerë, se kishte qenë pjese përbërëse e delegacionit të LPK-së, në takimin historik, me Presidentin e Shqipërisë Ramiz Alia!

Nderimi me pjesmarrje masive për Bacen Ahmet, në 30 vjetorin e ndarjes nga jeta, aty ku prehen eshtrat e Tij, në varrezat e fshatit Lupç i Poshtëm, nuk ishte ashtu sikur meriton një figurë e personanilet i madh, dhe kjo është për të ardhur keq!

Edhe varrimi më 6 Korrik 1999, nuk ishte masiv, por atëherë ishte gjendje lufte, dhe ishte e justifikueshme, kurse tash nderimet dhe homazhet, pse nuk janë masive?
Pse nuk është dora e shtetit dhe e institucioneve, pse mungon?
Heroi i Kosovës, Baca Ahmet Haxhiu, e meriton të rreshtohet Garda e Nderit e Republikës së Kosovës, në nderim të Tij!
Personalitetet madhore kombëtare si Heroi i Kosovës Ahmet Haxhiu, meritojnë shumë më shumë nderim kombëtar e shtetërorë, sesa sot që u pa në vendlindjen e Tij në Lupç të Poshtëm!
Baca Ahmet Haxhiu, në një të ardhme të afërt, duhet të rivarroset në Varrezat e Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit në Prishtinë!

AHMET HAXHIU PERSONALITET I MADH KOMBËTAR E HISTORIK, I CILI NË VITIN 1991, NË DELEGACIONIN E LËVIZJES, U TAKUA ME PRESIDENTIN E SHQIPËRISË RAMIZ ALIA

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 6 Korrik 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e  Malishevës, sot filloi me procesin  e asfaltimit të …