Francezët votojnë sot

07 korrik 2024 | 08:33

Franca po voton sot në një nga zgjedhjet e saj më të rëndësishme në vite, me të djathtën ekstreme që shpreson për një fitore historike.

Kjo është hera e parë që Tubimi Kombëtar i Marine Le Pen dhe Jordan Bardella ka pasur një shans realist për të drejtuar qeverinë dhe për të marrë kontrollin e plotë të Asamblesë Kombëtare.

Por, pas fitores së RN në raundin e parë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të dielën e kaluar, qindra kandidatë rivalë u larguan për t’u dhënë të tjerëve një shans për të mposhtur të djathtën ekstreme.

Votimi në Francës filloi nga ora 08:00 dhe sondazhet e para do të publikohen 12 orë më vonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shumë vjet, shumë të burgosur politikë shqiptar vuajtën në…