Shuhet producenti i filmave “Titanic” dhe “Avatar”, Jon Landau

07 korrik 2024 | 08:42

Jon Landau, producenti fitues i çmimit Oscar i disa prej filmave me fitimet më të larta në botë të të gjitha kohërave, duke përfshirë Titanic dhe Avatar, ka vdekur në moshën 63-vjeçare.

Landau, i cili ishte partneri për një kohë të gjatë producent i regjisorit James Cameron, thuhet se vdiq të premten që lamë pas pasi fatkeqësisht nuk mundi të fitonte betejën me  kancerin.

Lajmi u konfirmua nga motra e tij tij, e cila në një postim në rrjtet social shkruan:

Zemra ime është thyer, por gjithashtu shpërthen nga krenaria dhe mirënjohja për jetën e tij më të jashtëzakonshme, dhe dashurinë dhe dhuratat që ai më dha mua dhe të gjithë ata që e njihnin atë apo filmat e tij”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në atë që quhet “ngjarje që ndodh një herë në…