Tre të arrestuar në Prishtinë, njëri i rrahu policët, dy të tjerët i penguan policët

07 korrik 2024 | 09:35

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi njëri prej tyre ka rrahur policët, ndërkaq dy të tjerët i penguan ata në kryerje të detyrës.

Policia njofton se si pasojë e sulmit fizik, një polic ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar  tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi njëri nga ta kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, kurse dy të tjerët i kishin penguar policët në kryerje të detyrës”.

“Si pasojë e sulmit fizik, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, pas aludimeve që…