Aksident mes tri automjeteve në Komoran, tre të lënduar

07 korrik 2024 | 13:11

Një aksident mes tri automjeteve në fshatin Komoran la të lënduar tre persona.

Për të zbardhur detajet se si erdhi deri te aksidenti, me rastin po merret njësia përkatëse e policisë.

Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Sot në mëngjes, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë tri automjete (në mesin e tyre një autobus). Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia përkatëse e policisë është marrë me rastin”, tha Krasniqi për Klankosova.tv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten e parë të muajit shkurt të vitit të…