Ronaldo pas eliminimit nga Evropiani: Dëshironim dhe meritonim më shumë

07 korrik 2024 | 14:00

Njëri nga futbollistët më të talentuar në mbarë botën, Cristiano Ronaldo luajti në Kampionatin Evropian të fundit në karrierën e tij.

Ky Evropian, nuk ishte rrugëtimi që ai dëshironte, pasi në çerekfinale Portugalia u mposht nga Franca.

Ronaldo ka reaguar pas kësaj humbje, ku u shpreh se Portugalia meritonte shumë më shumë. Ndër të tjera, futbollisti 39-vjeçar, tha se janë falënderues për të gjitha që i kanë arritur si ekip.

“Dëshironim më shumë dhe meritonim më shumë, për te, për të gjithë ju, për Portugalinë. Jemi falënderues për gjithçka që kemi dhënë dhe gjithçka që kemi arritur deri tani. Brenda dhe jashtë fushës jam i bindur që kjo trashëgimi do të nderohet dhe do të vazhdojë të rritet. Bashkë”, ka shkruar Ronaldo në Instagramin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet e larta të shërbimeve private psikologjike janë arsyeja pse…