Algjeria i kërkon Kosovës themelimin e Asociacionit

07 korrik 2024 | 15:08

Ambasdori i Algjerisë në Serbi, Fatah Mahraz ka kërkuar që Kosova të themelojë Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe, duke i qëndruar pozicionit të Serbisë për të ashtuquajturin “integritet territorial të Serbisë” që supozon edhe Kosovën si “pjesë të saj”.

“Është e vërtetë se gjatë rishikimit të situatës në Kosovë në fillim të vitit, pas vendimit të njëanshëm të autoriteteve të Prishtinës për të imponuar përdorimin e euros në zonat me shumicë serbe, mbështetja jonë u bazua në arsye objektive, ndër të cilat domosdoshmëria për të rikthyer besimin e dy palëve vazhdimi i dialogut me ndërmjetësimin e BE-së, për të shmangur një përshkallëzim që mund të çojë në tensione ndëretnike, si dhe rëndësia e krijimit të Asociacionit, si e paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013”, tha Mahraz.

Ai vuri në dukje se Algjeria mbështet pa rezerva integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë, e cila rikonfirmon angazhimin e saj për respektimin e ligjit ndërkombëtar për çështjen e Saharasë Perëndimore, e cila parashikon një zgjidhje të drejtë dhe të përhershme të këtij konflikti në përputhje me rezolutat përkatëse të Asamblesë së Përgjithshme dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku ka thënë se demokracia nuk ishte në gjendje…