Thiago Alcantara pensionohet nga futbolli

07 korrik 2024 | 16:15

Thiago Alcantara ka vendosur të pensionohet nga futbolli.

Kështu raporton Fabrizio Romano në llogarinë e tij në Twitter. Në moshën 33-vjeçare, Alcantara i thotë mjaft sportit të bukur të futbollit, shkruan Gazeta Express.

Ish-futbollisti i Barcelonës, Bayernit, Liverpoolit e Spanjës e ka ndarë mendjen për këtë vendim.

Pasioni i Thiago Alcantaras dhe dashuria për këtë lojë vazhdon, teksa është gati për kapitullin e ri në futboll pas disa muajsh planifikimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarë kinezë kanë mbërritur në Bjellorusi të dielën për një…