Shefi i misionit të OSBE në Kosovë: Presim nga bordi i RTK-s të bëje përzgjedhjen e një pasardhësi më meritë

07 korrik 2024 | 19:20

Shefi i misionit të OSBE në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport, ka reaguar në lidhje më dorëheqjen e Shkumbin Ahmetxhekaj nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës.
Davenport tha se në emër të OSBE-së vlerësojnë punën e Ahmetxhekajt në udhëheqjen e RTK-së, ndërsa presin nga bordi që të bëjnë përzgjedhjen e pasardhësit me meritë.

“Në emër të OSBE-së, vlerësojmë punën e Shkumbin Ahmetxhkajt në udhëheqjen e tij si drejtor i RTK-së. Presim nga bordi i RTK-së, për të zgjedhur një pasardhës më meritë për të përfunduar reformat e tij dhe për të forcuar pavarësinë financiare dhe editoriale të transmetuesit publik”, ka shkruar ambasadori në “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se në Baden…