Kosova dhe Shqipëria, kontrolle të përbashkëta në pikëkalimet kufitare

08 korrik 2024 | 08:27

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar ministri Xhelal Sveçla me homologun e tij nga Shqipëria, Taulant Balla, do ta vizitojnë sot pikën kufitare në Qafë Morinë.

“Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla dhe Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Shqipërisë, z. Taulant Balla, me datë 8 korrik nga ora 13:00 do të vizitojnë pikën kufitare  Qafë Morinë.”

Ata do të nënshkruajnë Protokollin për Implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec/Krushevë, Borje/Glloboçicë dhe Orgjost/Orçush.

“Me këtë rast, nga dy ministrat do të bëhet edhe nënshkrimi i Protokollit për Implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec/Krushevë, Borje/Glloboçicë dhe Orgjost/Orçush.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Francë njerëzit po zgjohen nga një peizazh i pasigurt…