Gjenocidi në Bihor dhe qëndresa e heroinës Emina Buçanit!

08 korrik 2024 | 11:20

Ismet Azizi

Në rajonin e Bihorit në janar të vitit 1943 ndodhi shfarosje, dëbim e spastrimit etnik kryer nga njësitë çetnike nën udhëheqjen e Pavel Gjurishiqit, që karakterizohet nga një përqindje veçanërisht e lartë e nënave e fëmijëve në mesin e viktimave.

Pasojat e Luftës së dytë Botërore ishin të shumta. Rreth 62 milion njerëz, që është ekuivalentja e 2.5% e popullsisë së planetit, humbën jetën. Por në Gadishullin ballkanik ishte krejt ndryshe nga ajo që ndohi me popujt tjerë të Evropës.

Gjenocidi serb mori formë të organizuar shtetërore në vitin 1844, me programin “Naçertanije” të Ilija Garashaninit, për të vazhduar me projektin e V. Gjorgjeviqit më 1908. Pas reformës agrare vazhdoi me programin e kolonizimit të quajtur “Iseljavanje arnauta” të hartuar më 7 mars 1937 nga V. Çubrilloviqi, i cili tregoi mënyrat çnjerëzore që shteti serb duhet të përdorë për të shfarosur shqiptarët. Studimi i titulluar “Draft-raporti për Shqipërinë”, i cili u promovua nga nobelisti Ivo Andriq më 30 janar 1939, paraqet planet për shfarosjen e shqiptarëve dhe të shtetit shqiptar. Ndërsa projekti i S. Moleviqit i 30 qershorit 1941, fshirja e Shqipërisë nga harta ballkanike, zhdukja e plotë e myslimanëve (shq dhe bosh), është një program që Draža Mihailoviq u përpoq ta zbatonte gjatë Luftës së Dytë Botërore, veçanërisht në rajonet veriore shqiptare dhe në Sanxhak.

Krimi në rajonin e Bihorit në janar të vitit 1943 ishte një krim lufte i spastrimit etnik të kryer nga njësitë çetnike nën udhëheqjen e Pavel Gjurishiqit kundër popullsisë myslimane në rrethinën e Bijelopoles. Kjo masakër karakterizohet nga një përqindje veçanërisht e lartë e nënave e fëmijëve në mesin e viktimave.

Nga të dhënat e mbledhura nga komisioni i Qeverisë së Libohovës në Tiranë, në Masakrën e Bihorit të Serbo-malazezëve, të mbështetur nga ushtria italiane dhe të mbikëqyrur nga afër nga ushtria antifashiste – komunist Tito: Burra të rritur – 590 të vrarë. , 185 të therur, 119 të djegur; gra 340 të vrara, 285 të therura, 266 të djegura; fëmijë – 701 të therur, 705 të djegur, 447 të vdekur nga të ftohtit. U plagosën: 359 të rritur, 275 gra dhe 251 gra dhe vajza të reja të deportuara në kampet çetniko-drazhiste për të shuar nxitjet shtazarake të ushtrisë kanibaliste të sllavëve ortodoksë. Pra, gjithsej viktimat janë 4628 persona – fëmijë, gra dhe burra të rritur.

Nga droja e mos rënies në duart e çekëve e gjallë, po e publikojmë një ngjarje të veçantë që ka ndodhur në fshatin Visoçkë të rrethinës së Senicës, të Peshterit.

Harun Crnovshanin, ka publikuar intervistën me Braho Karishikun ( 1938) I cili jeton në Sarajevë. Që sipaa Crnoiovshanin, Karishik është një dëshmitarë shumë I rëndësishlmpër ngjarjet në rrafshnaltën e Peshtrit. Falë atij për here të pare opinion do të njoftohet  me emrat kryesor të çenkive  të cilët kan marë pjesë krimin në Visoçkë.

“Senica dhe fshatrat përreth mbroheshin nga Hasan-aga Zvizdiq dhe Camil Prasheviq. Fshati im Trijebinjë u mbrojt nga: Murat Karišik, Lato Karišik dhe Režo Karišik me njerëzit e tyre. Trejebinja arriti të mbrohej nga çetnikët në Krishtlindjet e vitit 1943, por fshatrat e tjerë si: Visoçka, Sjeničke Bare, Borišiće, Trešnjevica, Zahumsko nuk e bënë këtë.

Çetnikët në sulmin në Visoçkë udhëhiqeshin nga: Rade Korda, Budo Marashi, Çedo Marashi, kasapi i famshëm Arso Mali, Danilo Jovanoviq nga fshati Vishnjeva, Rade Pajeviq dhe Janko Pajeviq.

Vetëm Lato Buçani dhe vajza e tij Emina ishin të shëndoshë, kështu që morën një pushkë gjuetie dhe një karabinë dhe filluan të gjuajnë mbi çetnikët. Emina ishte një gjuajtëse e mirë, sepse babai Lato mësoi të gjuante me pushkë që në moshë të vogël. Ajo vrau shtatë çetnik. Ajo vrau vëllanë e Davidit nga Visoçka, i cili ishte fqinj i tyre, dhe gjashtë çetnikë të tjerë nga rajoni i Bjelopoljes. Kur i vdiq i ati Lato, Emina vazhdoi të rezistonte. Rreth mesditës Eminës i mbaruan plumbat, ndaj u përpoq të shkonte me vrap në hambarin poshtë shtëpisë dhe të merrte më shumë municione.

Megjithatë, çetnikët e vunë re dhe shpejt e kapën. Ata u habitën kur panë se para tyre ishte një grua dhe jo ndonjë luftëtar i thekur. Ata vendosën të hakmerreshin ndaj saj sepse ajo vrau shtatë çetnikët e tyre. E kanë çuar në vendin e quajtur “Tepe” në Visoçkë. Ata donin ta përdhunonin atje. Mirëpo, ajo njohu një Petar Gjukiq nga Kisela Voda afër Bijelo Poljes në mesin e atyre çetnikëve dhe pyeti:

“Nëse je vëllai im për hir të Zotit, mos ma merr fytyrën. Më vrit dhe mos ma merr fytyrën”.

Çetniku u ndal para kërkesës së kësaj vajze trime dhe nuk i lejoi çetnikët ta përdhunonin. E çuan në shtëpinë e saj dhe aty gjetën të vdekur babain e Eminës, Latin, gruan e tij të sëmurë rëndë në dyshek dhe gra të tmerruara me fëmijë të vegjël. E lidhën duart e Eminës, e futën në shtëpi me skllevërit e tjerë dhe i vunë flakën. Zjarri ka rënë menjëherë dhe ka përfshirë trarët e dyshemesë dhe çatinë e kashtës. Nga shtëpia dëgjoheshin britma të tmerrshme dhe ulërima të fëmijëve që ishin djegur të gjallë. Pasi çetnikët i vunë zjarrin dhe plaçkitën Visoçkën, ata kënduan:

“Oj Visoçkë, e lavdëruar, pse këtë mëngjes je ndezur!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas rezultateve preliminare nga zgjedhjet në Francë, fitues ka dalë…