Konfiskohen shtatë armë zjarri në Prishtinë

08 korrik 2024 | 11:40

Zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, ka realizuar 237 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 44 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.

Policia gjatë kësaj kohe ka sekuestruar po ashtu edhe shtatë armë zjarri të kalibrave të ndryshëm si dhe dhjetëra municione.

Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor kanë qenë më të theksuara.

Në po të njëjtën periudhë kohore, nga aktivitete të tilla ka rezultuar shqiptimi 4 mijë e 733 gjobave për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi të majtët dolën të parët në zgjedhjet franceze  që…