Selimi qorton Kurtin që mbështeti të majtit francezë

08 korrik 2024 | 11:38

Pasi të majtët dolën të parët në zgjedhjet franceze  që janë mbështetur edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ish-kryediplomati Petrit Selimi në reaguar në “X” duke ngritur pyetjen se “a janë naivë këta?” referuar asaj që lideri Jean-Luc Mélenchon ishte shprehur kundër pavarësisë së Kosovës duke e quajtur “thelbësisht imagjinare”.

“Qeveritarët e Kosovës janë naivë, nëse jo krejtësisht të verbër. Ata duhet të ndalojnë së komentuari/marrin anë në zgjedhje të ndryshme globale. Është e dëmshme për interesat kombëtare të Kosovës. A janë zyrtarët e qeverisë që tani bëjnë thirrje për Melenchon me të vërtetë të paditur se ai tha se ‘pavarësia e Kosovës është në thelb imagjinare’?”, ka shkruar Selimi në “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paparacët që ishin në vendngjarje fotografuan çiftin për herë të…