Mali i Zi blen dronët e parë ushtarakë nga Sllovenia

08 korrik 2024 | 11:47

Ushtria e Malit të Zi është pajisur me dronët e parë ushtarak. Dronët janë blerë nga Sllovenia, e cila në bashkëpunim në mbrojtje të Malit të Zi, ia ka dhuruar sistemin e mbrojtjes ajrore BANS.

Dorëzimi i dronëve është bërë me 2 korrik nga ministrat e Mbrojtjes të Malit të Zi dhe Sllovenisë, Dragan Krapoviq dhe Marjan Sharec, në aeroportin ushtarak “Princi Danillo” në Podgoricë.

Ushtria e Malit të Zi tashmë zotëron gjashtë dronë Belin V.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Port Vila të Vanuatus, zëvendësministri i Punëve të Jashtme…