Van Nistelrooy rikthehet në ‘Old Trafford’

08 korrik 2024 | 13:15

Ruud van Nistelrooy, është kthyer edhe njëherë në “Old Trafford”. Veçse kësaj here jo si futbollist, por si pjesë e stafit teknik. Ai është bërë ndihmës i bashkëkombasit të tij, trajnerit të Manchester United, Erik ten Hag.

Kjo u bë e ditur nga eksperti i transferimeve Fabrizio Romano. Ruud van Nistelrooy ishte futbollist legjendar i “Djajve të kuq”, duke kontribuar ndjeshëm në suksesin e kësaj skuadre me golat e tij. Holandezi luajti edhe për Real Madridin.

Ai e ka nisur edhe zejen e trajnerit para disa viteve. 48-vjeçari udhëhoqi gjeneratat e reja të PSV Eindhoven, e vitin e kaluar e drejtoi skuadrën e parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anglia do të ketë përballë në gjysmëfinale, një nga surprizat…