ShBA-ja përsërit thirrjen ndaj Serbisë që të ketë drejtësi për vrasje e vëllezërve Bytyqi

08 korrik 2024 | 16:17

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh), Matthew Miller, ka ripërsëritur thirrjen e ShBA-së për drejtësi për vrasjen e vëllezërve Bytyqi të cilin ishin me shtetësi amerikane.Me anë të një postimi në rrjetet sociale Miller është shprehur të hënën se autorët e atij akti brutal janë të lirë. Zëdhënësi i DASh-it ka kërkuar qeverisë serbe të vazhdojë investigimin dhe të marri përgjegjësi për vrasjen e tre vëllezërve.

“25 vjet më parë, shtetasit amerikanë Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi u vranë në paraburgimin e policisë serbe. Sot, autorët e këtij akti brutal mbeten të lirë. Ne i bëjmë thirrje Serbisë sërish që të përfundojë hetimin e saj dhe të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për vdekjen e tyre”, ka shkruar ai në plarformën “X”.

Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi, shtetas amerikanë, kishin lënë ëndrrën amerikane për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alvaro Morata ngre zërin dhe shpreh dëshirën për t’u larguar…