PSD-ja u bënë thirrje qytetarëve të Maqedonisë të marrinë pjesë në referendum

26 shtator 2018 | 13:21

Partia Socialdemokrate (PSD) i ka ftuar të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, që të marrin pjesë në referendumin konsultativ për miratimin e Marrëveshjes së Prespës.

Sipas kësaj partie, zbatimi i kësaj marrëveshje midis Maqedonisë dhe Greqisë ka një rëndësi të veçantë për bashkëpunimin e domosdoshëm rajonal, në kushte barazie dhe sipas parimeve të fqinjësisë së mirë.

“Dita e 30 shtatorit duhet të jetë një kundërpërgjigje popullore edhe ndaj elitave shoviniste e shtypëse në të dy vendet, të cilat e përdorin që gati 30 vjet çështjen e emrit të Maqedonisë për t’i fshehur dhe legjitimuar politikat e tyre përjashtuese, eksploatuese dhe diskriminuese. Dita e 30 shtatorit duhet të dëshmojë se vetëm qasja progresive dhe politikat progresiste garantojnë paqen e qëndrueshme dhe mundësinë e barabartë për zhvillim për të gjithë”, është thënë në komunikatën e PSD-së.

PSD-ja ka vlerësuar se miratimi popullor i emrit të ri të Maqedonisë, kundërpërgjigje ndaj politikave shtypëse dhe mundësi për shoqëri barazitare.

“Referendumi për çështjen e emrit të ri të Maqedonisë është edhe përgjegjësi për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, për përshpejtimin e reformave që do t’ia kthenin shtetin qytetarëve dhe që do zhvillohej drejt krijimit të një mjedisi kushtetues e politik gjithëpërfshirës dhe barazitar; që mundëson liri e mirëqenie dhe që garanton solidaritet e drejtësi për të gjithë”, është theksuar me tutje në komunikatën e PSD-së.

/Epoka e re/   

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se masakra e Abrisë së…