Kjo është lista e Kosovës për kualifikuese ‘Euro 2025’

08 korrik 2024 | 16:48

Përzgjedhësja e Kombëtares së Kosovës, Anneli Andersen, e ka publikuar listën e Dardaneve, të cilat janë përzgjedhur për dy ndeshjet e fundit të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2025.

Dardanet ndeshjen e parë do ta zhvillojnë kundër Ukrainës, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, më 12 korrik.

Ndeshjen e dytë Dardanet do ta zhvillojnë në stadiumin “Parc-Y-Scarlets” në Llanelli, më 16 korrik, kundër Uellsit.

Kombëtarja e Kosovës në kualifikimet për Evropianin 2025, bën pjesë në Ligën B, në Grupin B4, së bashku me Uellsin, Kroacinë dhe Ukrainën.

Në katër ndeshjet e kaluara ka pësuar humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Do të shpërthejë luftë e gjithanshme në rajon, ka deklaruar…