“Shoki jem herët na le”, i arrestuari që s’ia dha ndihmën 26-vjeçarit, mbrëmë shprehej i mërzitur për ikjen e tij

08 korrik 2024 | 17:46

Policia e Kosovës ka arrestuar një tjetër person pas rastit tragjik në Prizren dy ditë më parë, ku një person humbi jetën pasi u ther me thikë nga një person. Ai kishte marrë lëndime të rënda si pasojë e therjes me thikë dhe nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra duke vdekur pas disa orësh në QKUK.

Njësiti i hetimeve rajonale të policisë në Prizren, ka bërë të ditur përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin: H.B (viti i lindjes 1995, mashkull kosovar shqiptar).

Mësohet se i arrestuari i dytë është: Hajrullah Brcanin.

“Arrestimi i tije është bërë me dyshimin se i njëjtit ka qenë i përfshirë në një rast Lëndim i rëndë trupor nga neni 186, pargrafi 5, Moasdhenja e ndihmës neni 188 paragrafi 4 si dhe Moslajmërimi i veprave penale apo kryeseve të tyre neni 378,par.1.pika 1.3,i cili ka ndodhur me datën 06.07.2024, në lagjen Bazhderana në Prizren..I dyshuari është shoqëruar ne SRH-Prizren, ku ne prani te avokatit mbrojtës është intervistuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“I dyshuari ka qenë në dijeni për veprën penale si dhe kryerësin e veprës penale, i njëjti nuk e ka lajmëruar veprën penale si dhe kryesin e saj, po ashtu nuk i ka ofruar ndihme viktimës. Ne lidhje me rastin ne cilësinë e provave materiale është sekuestruar një automjet me targa vendore, pronë e te dyshuarit H.B”, thuhet tutje në njoftim.

Por, Brcanin, që në Facebook, mban mbiemrin Sekiraqa, ka komentuar mbrëmë në lajmin e Sinjalit për vdekjen e 26-vjeçarit, Auron Thaqi.

Aty ai ka shprehur dhimbjen për “humbjen e shokut të tij”, duke shkruar “shoki jem herët na le”, ndërsa është lutur që i ndjeri të shpërblehet me “xhenetin Firdeus”.

Një ditë pas këtij komenti ai është arrestuar nga Policia dhe me urdhër të Prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gruaja e verbër mistike, Baba Vanga, vlerësohet se ka paraparë…