25 vjet nga vrasja e vëllezërve Bytyqi, Osmani: Serbia vazhdon t’i lavdërojë kriminelët e luftës

08 korrik 2024 | 17:52

Sot, janë bërë 25 vjet nga vrasja e vëllezërve Ylli, Agron e Mehmet Bytyqi.

Ata ishin arrestuar nga shteti serb në fund të qershorit të vitit 1999, pasi kishin kaluar gabimisht kufirin teksa po përcillnin një familje rome nga Prizreni drejt Serbisë.

Gjatë paraburgimit ata u zhdukën e më pas trupat e tyre u gjetën më vonë në një bazë në Petrovo Selo në Serbinë Lindore.

Me rastin e këtij përvjetori ka shkruar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo e ka akuzuar Serbinë, duke thënë se po vazhdon t’i lavdërojë kriminelët e luftës.

“Familja e Yllit, Agronit, dhe Mehmet Bytyqit, qytetarë amerikanë të vrarë brutalisht 25 vjet më parë, ende kërkojnë drejtësi. Edhe sot e kësaj dite, regjimi i Serbisë vazhdon të lavdërojë kriminelët e luftës, në vend që t’i mbajë ata përgjegjës. Nuk do të pushojmë derisa keqbërësit të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Osmani në rrjetin social X.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar një tjetër person pas rastit…