Ukrainë | Raketat ruse bombardojnë spitalin e fëmijëve, dhjetra viktima dhe të plagosur

08 korrik 2024 | 20:27

Disa raketa ruse kanë bombarduar ditën e sotme spitalin më të madh të fëmijëve në Kiev, njëkohësisht një prej spitaleve më të mëdhenj të fëmijëve në Europë.

Pamjet nga vendngjarja janë dramatike, ndërsa numri i saktë i viktimave nuk dihet ende. Sipas informacioneve të pakonfirmuara, dyshohet për të paktën 17 viktima dhe 43 të plagosur.

Përveç spitalit, raketat “cruise” ruse kanë rënë edhe mbi një qendër tregtare dhe disa banesa.

Dëshmitarët thanë se kanë qenë disa raketa ruse që kanë rënë mbi kompleksin e spitalit njëra pas tjetrës.

Dhjetra fëmijë të sëmurë janë detyruar të nxirren jashtë ambienteve të spitalit, ndërsa shumë të tjerë, përfshirë edhe stafin mjekësor kanë mbetur të plagosur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valon Murtezaj, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Francë, duke analizuar…