Ballkani nis kualifikimet në Ligën e Kampionëve, sot përballet me Santa Coloma

09 korrik 2024 | 08:56

Ballkani do të zbresë në fushë për të luajtur ndeshjen e parë të sezonit të ri.

Kampioni në fuqi i Kosovës do të nisë aventurën në Ligën e Kampionëve ku do të luajë nga rrethi i parë kualifikues.

Në rrethin e parë suharekasit do të përballen me skuadrën nga Andorra, UE Santa Coloma.

Kjo ndeshje fillon me fillim nga ora 20:00 sonte në Estadi Nacional në Andorra la Vella.

Ballkani synon të marrë fitore qysh në ndeshjen e parë pasi është edhe favorit përballë skuadrës vendase.

Ndërkohë ditën e sotme në fushë zbret edhe skuadra tjetër shqiptare Decic që luan në udhëtim te TNS.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është arrestuar një burrë në Prishtinë, pasi dyshohet se e…