Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit një mundësi e artë për të rinj

09 korrik 2024 | 11:29

Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore Baçelor për vitin akademik 2024/2025

Gjithsej 5285 studentë të rregullt do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursit. Universiteti i Prishtinës ofron një mjedis akademik të pasur dhe mundësi të shumta për zhvillim profesional dhe personal.

Për të gjithë të interesuarit, UP-ja ofron qindra programe studimore në 14 fakultete. Aplikimet janë të hapura deri më 16 korrik 2024. E për shumë studentë sivjet pritët të jetë më joshës Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit. Ky fakultet përmes disa videove që i ka plasuar në web faqen e vet ua ka lehtësuar shumë mundësinë kandidatëve për tu përgatitur për test fizik dhe psikik. Në këtë fakultet në këtë vit akademik do të pranohen 100 studentë, prej tyre 60 meshkuj dhe 40 femra. Kjo e bënë edhe më joshës organizimi i lojërave mesdhetare që do të mbahen gjatë vitit 2030 e ku do të kenë shumë mundësi angazhimi studentët por e këtij fakulteti.

Provimi pranues në këtë fakultet mbahet me datë; 18 korrik dhe 19 korrik me fillim në ora 8:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë edhe…