Kjo është pasuria e Georgina Rodriguez

09 korrik 2024 | 11:27

Modelja, Georgina Rodríguez, u be e njohur prej lidhjes se saj me futbollistin portugez, Cristiano Ronaldo.

Ajo ka mbi 60 milionë ndjekës në Instagram si rezultat i kësaj romance të përhapur gjerësisht si dhe karrierës së suksesshme të modelingut.

Rodriguez është shfaqur në kopertinat e revistave kryesore si: “Harper’s Bazaar”, “Spain”, “VIP Magazine”, “Vogue” dhe “Diva E Donna”.

Pasuria neto e Georgina Rodriguez vlerësohet në 11 milionë euro, e cila rrjedh kryesisht nga karriera e saj si influencuese.

Lidhja e famshme e Georginas me Ronaldon po ashtu çoi në popullaritetin e saj si modele.

Kjo shpenzoi mbi 270 mijë euro për një Rolls Royce për të dashurin e saj për Krishtlindje.

Ajo fiton para si një blogere dhe modele e vlerësuar, pasi ka qenë në kopertinat e disa revistave të profilit të lartë.

U pretendua gjithashtu se kishte marrë një shumë gjashtë-shifrore për “I Am Georgina” në Netflix.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur shkodrane, Eli Malaj ishte e ftuar në…