Arsim Sinani: Si e përjetuam 9 korrikun e 97, përgjakja në mbrojtje të flamurit

09 korrik 2024 | 13:45

Profesori universitar dhe opinionisti, Arsim Sinani ka kujtuar ngjarjet e 9 korrikut të 1997 në mbrojtje të flamurit shqiptar.

Ai ka qenë një nga viktimat e dhunuara nga sigurimi shtetëror, duke u dhunuar dhe rrahur për vdekje.

“Kujtesa për flamurin. Citoj: “I përgjakur në zyrat e sigurimit shtetëror, por isha krenar me qëndrimin tim, të palëkundur. E pashë vdekjen si proces të domosdoshëm për të mbrojt flamurin kuq e zi. E kisha nda mendjen të shkoj deri në fund, e kalimthi kujtoja se sa gjë e madhe është kauza shqiptare”. Shtypi shqiptar ja si i pasqyronte këto zhvillime: “Zëri” flet për ngjarjet e përgjakshme për flamurin në Gostivar, Tetovë 9 korrik 1997. Krenar për veprimet e brezit tim. Betejat vazhdojnë!”, ka shkruar Sinani.(INA)

LEXO komentin në facebook KETU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I gjendur në qendër të një “cikloni”, i përfunduar “nën…