‘Financial Times’: Administrata Biden e frustruar me Kurtin, e akuzojnë se po gërryen shpresat për marrëveshje me Serbinë

09 korrik 2024 | 14:46

Gazeta prestigjioze “Financial Times (FT)” në një artikull kushtuar Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe lojës së tij të shumëfishtë në të qëndruarit edhe me Perëndimin demokratik dhe Lindjen autokratike, ka rrokur edhe mbi çështjet e (mos)marrëveshjeve Kosovë-Serbi, ku shkruan edhe se administrata Biden “janë të frustruar me (kryeministrin e Kosovës, Albin) Kurtin”.

“FT” i ka kushtuar një pjesë të madhe të shkrimit eventualitetit (të favorshëm për Serbinë) të ardhjes në krye të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe ish-emisarit të tij për rajonin Richard Grenell “i cili ka bërë të qartë se nuk ka kohë për qëndrimet e Albin Krutit”.

“Vitin e kaluar, zyrtarët e BE-së dhe administrata e Bidenit gjithashtu janë frustruar me Kurtin, duke e akuzuar atë si të pakompromis dhe duke minuar shpresën për një zgjidhje”.

“Zyrtarët kosovarë dhe kundërshtarët vendas shqetësohen se një administratë e dytë Trump do të ishte e butë ndaj Vuçiqit. Aleatët e Grenellit përgjigjen duke treguar se si ai, në të kaluarën, i ka ushtruar presion Vuçiqit për t’u larguar nga Moska dhe e kanë shtyrë atë të diversifikojë furnizimin e tij me energji nga Rusia, e cila siguron pjesën më të madhe të gazit të Serbisë”, ka shkruar “Financial Times”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Adelina Ismajli ka bërë të ditur se është duke…