Morata, synim i Milanit  

09 korrik 2024 | 15:39

Alvaro Morata është objektivi i parë në merkaton e Milanit për të forcuar sulmin pasi dështuan për transferimin e Joshua Zirkzee.

Sipas asaj që raportohet nga “Calciomercato.com”, kuqezinjtë shpresojnë ta bindin spanjollin me një kontratë 4-vjeçare. Palët janë në kontakt të vazhdueshëm dhe qendërsulmuesi i Atletico Madrid tani do të tundohej shumë.

Oferta është rreth 4.5-5 milionë euro bashke me bonuse dhe klauzola prej 13 milionë eurosh nuk do te ishte problem për t’u paguar. Morata është duke menduar te largohet nga La Liga, ndërkohë që nuk duhet nënvlerësuar as interesimi nga skuadra e Juventusit, ekip ku është aktivizuar më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka filluar sot përgatitjet për…