Arratisja e tre personave nga burgu, Tahiri i PDK-së: Mjerim i madh i institucioneve të sigurisë

09 korrik 2024 | 16:39

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se institucionet e sigurisë në Kosovë janë “degraduar” dhe janë “në mjerim”, pas arratisjes së tre personave nga burgu dhe dënimet e tyre, referuar Enver Sekiraqës, Faton Hajrizi dhe Marko Roshiq.

“Vetëm brenda një periudhe të shkurtër ndodhën tri arratisje të personave të dënuar për vrasje të rënda. Këto ngjarje e rikonfirmojnë degradimin dhe mjerimin e madh të institucioneve të sigurisë”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Argjentinë-Canda do të jetë njëra prej sfidave gjysmëfinale të Kupës…