Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën Prokurorisë së Apelit për ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj

09 korrik 2024 | 16:51

Prokuroria e Apelit në Shqipëri kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit që refuzonte ekstradimin e Dritan Goxhajt për llogari të Gjykatës Speciale në Hagë.

Organi hetues kishte kërkuar sërish ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së drejt Kosovës, por është rrëzuar nga Gjykata e Lartë.

Dritan Goxhaj ishte arrestuar për qëllime ekstradimi më 31 korrik të vitit të kaluar.

Procesi gjyqësor i tij  kishte zgjatur mbi 70 ditë dhe Gjykata e Apelit pati vendosur mosekstradimin e Goxhajt, ndërsa arrestimin e tij e shpalli i paligjshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka vlerësuar…