Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark paralajmëron konflikt të mundshëm në Ballkan

09 korrik 2024 | 21:09

Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, ka paralajmëruar për rrezikun se një konflikt i ri mund të nisë në Ballkan nëse Rusia nuk ndalohet në Ukrainë.

Ai për CNN Clark ka thënë se Serbia i shërben interesave të Rusisë dhe ajo që kërkon Serbia është mbështetja e Rusisë për zgjerim territori.

“Dora e Rusisë ndihet në Ballkan, Serbia është dora e Rusisë në Ballkan dhe i shërben interesave të Rusisë. Vuçiq është i mençur, dëshiron të duket sikur po luan në dy anët, por kur të vjen koha ai do të bëjë atë që do Putini që ai të bëjë. Ajo që ai do nga Putini është sigurisht autoriteti për të përdorur forcat e tij në Kosovë, dhe sigurisht duan ndarjen e Bosnjës dhe ta marrin Republikën Srpska dhe bërjen e ‘Serbisë së madhe’. Kemi parë shumë dhunë, vrasje në 30 vjetët e fundit dhe kemi menduar se NATO-ja e ka ndaluar, por nëse ka probleme në Ukrainë ai problem do të vijë në Ballkan dhe liderë, si kryeministri Kurti, duhet të përballen me të”, ka thënë ai.

Clark ka shtuar se NATO duhet të përfshihet në çlirimin e Ukrainës ashtu siç bëri me Kosovën në vitin 1999.

“Putin e di se ne nuk duam provokim që çon n konfrontim bërthamor dhe vazhdon të na paralajmërojë me stërvitje bërthamore. E di se NATO nuk ka frikë nga kjo… Ne këmbëngulëm, NATO këmbënguli sepse SHBA si lider këmbënguli dhe Britania po ashtu ishte pjesë e madhe ashtu si Albright dhe Clinton, ne nuk u tërhoqëm. Kjo është koha kur NATO duhet ta dyfishojë vendosmërinë e saj se Putini nuk do fitoj dhe duhet të bëjmë më shumë se të ofrojmë armatim. NATO duhet të bëjë më shumë, për shembull në Kosovë sot 25 vjet demokraci, shtet i lirë, isha atje, të gjithë kanë një histori tmerri ashtu siç e rikujtoi kryeministri (Albin Kurti) dhe të gjithë janë falënderues për NATO-n. Duhet të jetë e njëjta për Ukrainën, duhet ta shpëtojmë Ukrainën. Është detyra jonë si NATO”, u shpreh Clark.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Sali Bislimi, drejtor i zyrës ligjore First-consulting.ch në Bern…