Më pak pushues në plazhet e Velipojës, operatorët turistikë: Kemi më pak pushues edhe nga Kosova

10 korrik 2024 | 02:06

Ndonëse pritshmëritë ishin shumë më të larta, sezoni turistik edhe në plazhin e Velipojë, ka nisur me më pak turistë se sa vitin e kaluar.

Pushuesit nga Kosova vijojnë të mbeten besnikë, ndonëse janë më të pakët, ndërsa vihet re, më shumë mungesa e të huajve. Operatorët turistik, shpresat i kanë pas datës 15 korrik ndërsa thonë se gushti është i rezervuar.

Pushuesit tregojnë se në Velipojë gjejnë gjithçka. Nga qetësia e pastërtia ndërsa shprehen se një pjese e çmimeve kanë pësuar rritje.

Më pak turistë se sa vitin e kaluar në të njëjtën periudhë, rezultojnë edhe për turizmin malor, ndërsa si shkaktar, operatorët turistikë konsiderojnë kushtet e paqëndrueshme atmosferike gjatë fundit të Qershorit dhe Kampionatin Europian të futbollit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Renditja e universiteteve botërore tregon se MIT është në krye…