Dua ta shoh Kosovën që vazhdon rrugën drejt BE-së

10 korrik 2024 | 08:21

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, në përfundim të mandatit, ka thënë se do që ta shohë Kosovën duke e vazhduar rrugën drejt BE-së.

“Ndërsa ky kapitull mbyllet për mua, dua ta shoh Kosovën që vazhdon rrugën e saj drejt BE-së, duke bërë ndryshimet dhe zgjedhjet e nevojshme për një Kosovë evropiane. E ardhmja evropiane e Kosovës është në duart e njerërve të Kosovës, të cilët  dua t’i falënderoj që më pritën me dashamirësi dhe mikpritje”, shkroi ai.

Szunyog ka falënderuar popullin e Kosovës, për të cilin ka thënë se ka në duar të ardhmen evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Shoqatës së Turizmit në Kosovë Ruzhdi Kurtishaj i…