Argjentina në finale të Copa Americas, Messi protagonist

10 korrik 2024 | 08:41

Argjentina ka arritur të kualifikohet në finale të Copa Americas.

Messi me shokë triumfuan 2:0 ndaj Kanadasë në gjysmëfinale.

Julian Alvarez kaloi Argjentinën në epërsi në minutën e 22-të të ndeshjes.

E fitoren e vulosi Leo Messi që shënoi në minutën e 51-të të ndeshjes.

Argjentina kualifikohet në finalen e tretë radhazi.

Në finale, Argjentina ndeshet me fituesin e takimit Uruguai – Kolumbia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi të martën se ka goditur…