Kurti pyetet për raportet me ShBA-në: Këtu jemi në Urologji, pastaj do të shkoj në Malishevë

10 korrik 2024 | 11:15

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën ka vizituar QKUK-në për të marrë pjesë në një përurim të renovimeve në Klinikën e Urologjisë.

Sidoqoftë, një gazetar e ka pyetur Kurtin për një temë që nuk lidhej me shëndetësinë e kjo nuk i pëlqeu kryeministrit.

Pas një deklarimi të shkurtër të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, që ishte para gazetarëve krahas kryeministrit, një gazetar e ka pyetur Kurtin: “Kryeministër, cili është raporti yt me amerikanët, sepse ka vlerësime që më shumë po i besojnë presidentes (Vjosa Osmani) për bashkëpunim, sesa me juve?”

Kurti është përgjigjur, por jo drejtpërdrejt në pyetjen e gazetarit, duke e ndërruar tërësisht temën: “Këtu jemi në Klinikën e Urologjisë. E kam përshtypjen që nuk ka lidhje kjo (pyetje) me Klinikën e Urologjisë…”

“Ka lidhje me juve si kryeministër…”, ka ndërhyrë gazetari që ia kishte shtruar pyetjen Kurtit.

Megjithatë, kryeministri ka vazhduar: “Pas këtu, do të shkoj në Malishevë. Atje do të vizitoj një fermer jashtëzakonisht të suksesshëm. Kam përshtypje që (pyetja) nuk ka lidhje as me të. Pasdite do të kemi një mbledhje të qeverisë e mbase atje do të mund të jetë vendi për pyetje të tjera. Urime edhe një herë për këtë përurim të Klinikës së Urologjisë, të transformuar në mënyrë rrënjësore e moderne!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e…