Peja pjesëmarrëse në kualifikimet për FIBA Europe Cup

10 korrik 2024 | 14:00

KB Peja do të jetë sërish pjesëmarrëse në FIBA Europe Cup. Në fakt klubi kosovar do të nis kualifikimet për të siguruar një vend në grupet e kësaj gare të madhe evropiane. Shorti për sezonin e FIBA Europe Cup do të tërhiqet më 19 korrik, dhe Peja tanimë ka mësuar kundërshtarët e mundshëm.

Njoftimi i plotë nga klubi:

KB Peja, pjesëmarrëse në kualifikimet për FIBA Europe Cup

Klubi ynë do të jetë pjesë e kualifikimeve për sezonin 2024/25 të FIBA Europe, ku në dy ndeshje brenda jashtë do të luajmë për një vend në fazën e grupeve të këtij kompeticioni – ku në sezonin 2023/24 shënuam fitore ndaj Heroes Den Bosch dhe Spojnia Stargard.

Shorti për sezonin e FIBA Europe Cup do të tërhiqet më 19 korrik, dhe kundërshtarët e mundshëm të KB Peja në fazën kualifikuese janë:

Spirou Basket Charleroi

Dinamo Zagreb

Maroussi BC

Neptunas Klaipeda

Starlites

CSM Constanta

BC Prievidza. Së shpejti vijmë edhe informacione tjera të rëndësishme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është konfirmuar aktakuza ndaj tre ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Sabit Januzit,…