Serbia rrit çmimet për autostradat, ankohen mërgimtarët

10 korrik 2024 | 22:04

Nga 10 korriku mërgimtarët do të paguajnë më shtrenjtë për shfrytëzimin e autostradave në Serbi. Disa prej tyre që erdhën përmes pikës kufitare në Merdare po vlerësojnë se rritja e çmimeve është e paarsyeshme për shkak se cilësia e këtyre rrugëve është e dobët.

Të mërkurën nuk pati fluks të madh të veturave.

Por ditëve në vazhdim, pritet përmes pikës kufitare në Merdare por edhe pikave tjera kufitare të rritet numri i bashkatdhetarëve që vijnë nga diaspora.

Që nga 10 korriku, Ministria e Brendshme e Serbisë ka njoftuar se ka rritur çmimin e përdorimit të autostradave të saj.

Nga sot, mërgimtarët që shfrytëzojnë autostradat e Serbisë do të paguajnë mbi 10 për qind më shumë ndërsa çmimi më i lartë shkon mbi 14 euro.

E ata që paguan të mërkurën me çmimin e rritur të këtyre rrugëve, po thotë se ky ndryshim çmimi është krejt i pa arsyeshëm.

Kurse, turistët që erdhën në Kosovë nga shtetet tjera po vlerësojnë se këto çmime nuk janë të larta.

“Unë mendoj se nëse je duke udhëtuar supozohet që të jesh në rregull me të gjitha çmimet e rrugëve për shkak se ato shkojnë për të gjitha shtetet dhe kështu mendoj se ishin në rregull çmimet” , tha një tursit i huaj që po viziton Kosovën.

Në rrugën nga Beogradi në Shid, shoferët tani duhet të paguajnë 4 euro e 27 cent në vend të 3 euro e 85 cent sa ishte. Kurse në rrugën Obrenovac – Prelina pagesa do të kushtojë 4.79 euro, ndërsa nga Beogradi në Suboticë do të kushtojë 6.84 euro.

Shuma më e lartë do të paguhet në rrugën nga Beogradi në Dimitrovgrad – 14 euro e 27 cent.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër shënohet 29-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës, në të cilin…