Anglia kualifikohet në finale të ‘Euro 2024’

10 korrik 2024 | 23:03

Ishte padyshim një përballje spektakolare.

“Tre Luanët” e Gareth Southgate arritën atë që shumë kush e priste, finalen e Euro 2024, me Anglinë që mundi në “Signal Iduna Park”, “Tulipanët” e Holandës, me rezulatin e ngushtë, 2 me 1, duke siguruar kështu një fitore të madhe.

Të parët që gjetën rrugën e rrjetës ishin djemtë e Ronald Koeman, me “fantazistin” holandez, Xavi Simon, i cili bën gjithçka vetë, që prej rrëmbimit të topit, në hyrje të zonës angleze e më pas lëshoi një predhë në hyrje të zonës, për t’i dhënë avantazhin “Tulipanëve”, që në minutën e 7’-të, por nuk zgjati shumë.

Vetëm 8 minuta pas golit të “yllit” të RB Leipzig, “Tre Luanët” fitojnë një 11-metërsh, pas një rishikimi me anë të sistemit VAR, të një ndërhyrjeje të gabuar të Denzel Dumfries, në dëm të Harry Kane, me kapitenin e Anglisë, që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke mposht portierin Verbruggen e duke gjetur kështu barazimin, ndërsa në pjesën e dytë rastet ishin të pakta nga të dyja skuadrat.

Mirëpo, një rast u dallua nga të tjerët, me “bomberin” e Aston Villa, Ollie Ëatknis, që gjen rrugën e rrjetës, në “frymën e fundit” të lojës, për të dërguar “Tre Luanët” e tij, në finalen e madhe, të 14 korrikut, ku në “Olympiastadion” do të sfidojnë “Furitë e Kuqe” spanjolle, në një përballje që pritet të jetë e zjarrtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Largimi i Arbana Osmanit nga Big Brother Vip Albania vijon…