‘Qeverisë nuk i intereson drejtësia dhe as llogaridhënia’

11 korrik 2024 | 11:24

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka kritikuar pushtetin për mosmbështetjen e opozitës në mocionin e ngritur të enjten në seancën e Kuvendit të Kosovës për diskutimin me urgjencë për degradimin e institucioneve të sigurisë.

Ajo ka thënë se vetëm brenda tre muajve janë arratisur nga burgjet e Kosovës tre persona, mes tyre edhe një i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanaoviqit.

“Fatkeqësisht, pushteti nuk ishte i gatshëm që të diskutoj për këtë dështim të jashtëzakonshëm. Qeverisë nuk po i intereson drejtësia dhe as llogaridhënia. Kësaj papërgjegjësie, PDK-ja iu përgjigje me lëshim të seancës. Nuk kemi çfarë flasim me një pushtet që është jo vetëm i paaftë, por edhe i papërgjegjshëm. Mjerim”, ka shkruar Deliu-Kodra në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Angelina Jolie është një mike e dëshmuar e Bosnjës dhe…