Abdixhiku: Mohimi i gjenocidit në Srebrenicë tregon qartazi qëllimet e Serbisë për destabilizimin e rajonit

11 korrik 2024 | 11:56

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar viktimat e gjenocidit të Srebrenicës.

Abixhiku ka thënë se Serbia vazhdon të mohojë gjenocidin, teksa ka thënë se Kosova ishte viktimë e spastrimit etnik serb.

“Sot, në këtë ditë përkujtimi është imperative që Serbia të përballet me të shkuarën e saj, të pendohet për këtë të shkuar dhe të angazhohet drejt paqes dhe fqinjësisë së mirë në rajonin tonë.”

“Askush më mirë se ne, nuk e njeh këtë dhimbje. Kosova ndjenë me datat si 11 korriku, sepse ngjashëm ishte viktimë e spastrimit etnik serb. Ne, sot dhe përherë përkujtojmë të gjithë viktimat e regjimit shfarosës serb. Le të jetë kjo ditë përkujtimi; por dhe reflektimi që të mos ndalemi të punojmë për paqe për gjithë njerëzimin”, është thënë në reagimin e Adixhikut, njofton LDK-ja.

Njoftimi i plotë:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përkujton Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës.

“Sot në 29 vjetorin e gjenocidit së Srebrenicës, kujtojmë dhe nderojmë të gjitha viktimtat e këtij akti çnjerëzor. Vrasja e gjakftohtë e 8,372 civilëve boshnjak nga aparati shtetëror dhe represiv serb më 11 korrik të vitit 1995, është tragjedia më e madhe njerëzore që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Plagët dhe dhimbjet e familjeve, janë ende të thella dhe të rënda për faktin se edhe pas shumë viteve, nuk ka drejtësi për Srebrenicën dhe mohuesit e saj – mbi të gjitha janë plagë të paharrueshme.

Gjersa, mohimi i vazhdueshëm i këtij gjenocidi nga shteti serb si dhe proklamimi i projektit politik e kulturor për Serbinë e Madhe tregojnë qartazi për mospendesën e Serbisë dhe qëllimet e pandryshueshme historike për destabilizimin e rajonit. Mospendesa, mohimi e ikja nga përgjegjësia vazhdojnë të dëmtojnë jo vetëm relacionet mes popujve por dhe të ardhmen e përbashkët euroatlantike që Ballkani Perëndimor duhet të ketë.

Sot, në këtë ditë përkujtimi është imperative që Serbia të përballet me të shkuarën e saj, të pendohet për këtë të shkuar dhe të angazhohet drejt paqes dhe fqinjësisë së mirë në rajonin tonë.

Askush më mirë se ne, nuk e njeh këtë dhimbje. Kosova ndjenë me datat si 11 korriku, sepse ngjashëm ishte viktimë e spastrimit etnik serb. Ne, sot dhe përherë përkujtojmë të gjithë viktimat e regjimit shfarosës serb. Le të jetë kjo ditë përkujtimi; por dhe reflektimi që të mos ndalemi të punojmë për paqe për gjithë njerëzimin.’’

Në 29 vjetorin e gjenocidit në Bosnjë, tashmë 11 korriku është shpallur edhe zyrtarisht Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë në kalendarin zyrtar të OKB-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG-ja nuk heq dorë nga Victor Osimhen dhe Kvicha Kvaratskhelia.…