Policia e Kosovës hap konkurs për pranimin e zyrtarëve policorë në veri

11 korrik 2024 | 12:00

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë hapur konkurs për pranimin e zyrtarëve të ri policor në veri të vendit.

Sipas policisë, konkursi është i hapur për të gjitha minoritetet sipas kushteve të parapara.

“Konkurs për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit për të gjitha minoritetet (serb, boshnjak, turq, goran, romë, ashkali, egjiptian, kroat, malazez, maqedonas). Vendi i punës: Drejtoria rajonale e policisë në Mitrovicë, veri”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…